Labels

Dienstag, 12. Februar 2013

Supe krem patate


Supe krem patate 

Per 4 persona:

* 1.5 lit. uje

* 3 patate

* 5 thelpinj hudher

* 2 kocka te supes (koncentrat pule ose vici) , majdanoz,veget,piper i zi,senf (mustard) dhe 2 luge kos.


Pregatitja:

Patatet grihen ne rende nga ana me e imet dhe hidhen ne uje te nxeht,pastaj i shtohen hudhrat e copetuara dhe kockat e supes,pas 15 min i shtohet celer, majdanozi,vegeta dhe piperi i zi. Ne fund mustarda perzihet me kos dhe hidhet ne supe. Kjo supe pregaditet shpejt,eshte shume e shishme dhe dietale. Sipas deshires mund ti shtohen edhe kepurdha,brokolli etj,

Supe me perime


Supe me perime


Patatet, karotat, kungulleshkat, selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen dhe priten ne copa kubike mesatare; vec pastrohen bizelet e njoma kokerr.

Ne tenxhere me yndyre kaurdisen qepa, shtohen karotat, kungulleshkat, selinoja. Pas kaurdisjes shtohen domatet e fresketa te grira holle ose pak salce. Ne perimet e kaurdisura hidhet leng mishi ose uje i valuar (uji me mire per mendimin tim) dhe sa te marin valen, shtohen zarzavatet e tjera sipas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet, pastaj patatet. Supa lihet te zieje 15-20 minuta dhe rregullohet me kripe, piper e gjethe dafine, majdanoz te grire holle. Ne rast se bizelet e mashurkat nuk jane shume te njoma, ato me pare duhet te ziejne ne uje te valuar per disa minuta dhe pastaj t'i hidhen supes. 

Per 4-5 persona duhen: 

Leng mishi ose Uje 1.5 litra
Patate 2-3 kokrra mesatare
Karota 3-4 cope
Kungullesshka 1 cope 
Bizele kokerr 1/2 gote
Mashurka 8 cope
Selino 1 kokerr
Yndyre 1 filxhan kafeje 
Qepe 1 kokerr
Domate 2-3 kokrra ose salce 1/2 luge
Kripe, piper, majdanoz, dafine.

Supe orizi me veze dhe limon


Supe orizi me veze dhe limon 

Ne lengun e mishit ose ne uje te valuar hidhet orizi i lare e i pastruar dhe kripa, e lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte rreth 30 minuta. Ne fund, super i shtohet pak lekure limoni e grire me rende; i jepet nje vale, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me te verdhen e vezes. Per kete, ne nje ene porcelani hidhet e verdhae vezes, rrihet mire dhe, duke e rrahur, i shtohet leng limoni ose limontoz i tretur ne uje dhe pak e nga pak leng supe. Ne fund, sipas deshires rregullohet me majdanoz te grire holle dhe piper te zi. 

Per 4-5 persona duhen: 

Leng mishi 1.5 litra 
Oriz 4 luge gjelle 
Gjalpe 50g ose 1 luge gjelle 
E verdhe veze 1 
Limon 1/2 kokerr
Majdanoz, kripe dhe piper i zi 

Torte me biskota


Torte me biskota

Nevojiten:

30 deri 35 biskota
* 100 ml qumësht të nxehtë

* PER KREMIN:

* 1 krem për torte
* 350 ml qumësht
* 2 lugë kakao
* PER STOLISJE :
* 1 shllag shkumë
* Grimca çokollate 

* 1.Në fund të skajeve të kallëpit në formë zemre vëni fletën metalike të alumit (‘folinë’) ose atë të tejdukshme. Renditeni biskotat, pastaj hidhni qumështin e nxehtë.

* 2. Kremin e përgatitni ashtu që në një enë të thellë e hidhni qumështin
* e ftoht më parë të zier. Aty hidhni qeskën e kremit për torte dhe
* përzieni me mikser elektrik me shpejtësinë më të madhe për tre minuta
* dhe, pak minuta pa përfunduar hidheni edhe kakaon.
* 3. Një pjesë të kremit të përgatitur e hidhni mbi biskota dhe, pastaj e shtroni edhe një shtresë të biskotave të cilën po ashtu e lagni me qumësht dhe, pastaj e veni pjesën tjetër të kremit. Vëreni tortën në një vend të ftohtë dhe e lini rreth dy orë.

* Servimi:

* Para se ta servoni, nxireni tortën nga kallëpi dhe, pasi ta keni hequr fletën metalike, e vëni në një pjatë. Stoliseni tortën me shllag dhe me grimca çokollate.



Torte me Punding


Torte me Punding

Nevojitet:

-1 litër qumësht 
- 6 pudinga nga vanilla 
- 1 gotë uji sheqer 
- 200 gr kokos 
- 300 gr arra të bluara 
- 200 gr keks të bluar 
- 200 gr sheqer pluhur 
- 2 margarina 
- 3 shllaga vanille 

Pergaditja:

Një litër qumësht vehet për të vluar me 200 gr sheqer, para se ta vejmë qumshtin për të vluar e hejkim një gotë për t'i përzier 6 pudinga, zihet 2-3 minuta. E lamë pudingun derisa të ftohet. 

Në një enë tjetër i marrim 2 margarina dhe sheqerin pluhur i zbutim me piru e pastaj i përziejmë me mikser. Këto dy masa i bashkojmë dhe prap i përziejmë me mikser duke e ndar në tri pjesë. 

Pjesa e parë: i qitet 200 gr kokos 
Pjesa e dytë: i qitet 300 gr arra 
Pjesa e tretë: i qitet 200 gr keksa të bluar 

Me këta përbërës mund t'i japim çfarë do formë që dëshirojmë tortës (të rrumbullakët, katrore apo rolatë) kurse pjesa me keks duhet të jetë e fundit, pjesa me arra në mes, dhe pjesa me kokos në krye.

Në fund dekorohet me shllag nga vanileja apo ndonjë tjetër.


Torte me banane


Torte me banane


-3 banane
-300 gr biskvita
-3 qese puding cokollade
-250 gr sheqer
-1 liter qumesht
-200 ml hopla (whipped cream=shllag)

Pergaditja:

Ne tenxhere e fusim gati gjithe qumeshtin. Pastaj tenxheren e fusim ne zjarr.
E vendosim sheqerin dhe e perziejme mire. Ne qumeshtin e ngelur ne menzure e shtojme pudingun. E perziejme mire dhe kete dhe pastaj produktin nga kjo perzierje ia shtojme ne qumeshtin e nxehur ne tenxhere.
Duke vazhduar se perzieri e vlojme ne zjarr perderisa pudingu te kete fituar viskozitetin e duhur dhe pasi te kemi mbaruar e nxjerrim tenxheren dhe e lejme dikund ne tavoline. Nje pjese te pudingut e fusim ne nje tas me te vogel.

Ne nje tas me te gjere i thejme biskvitet dhe i shtojme pudingun e tenxheres.
E perziejme me luge te drurit. Bananet i presim ne te katertat e gjatesise dhe pastaj ne pjese te vogla i shtojme ne tas. Pastaj e perziejme qe serish te bashkangjitet produkti. Masen e vendosim ne pjate dhe e formojme nje rollat.
Rollatin e lyejme me pudingun qe kishte ngelur tek tasi me i vogel.

Ne nje tas per perzierje e fusim hoplen (kremin). E perziejme me mikser kremin perderisa e fiton masen qe duhet. Me kremin e lyejme te gjithe kasato torten prej bananesh. Mbi torten e presim me cope te holla cokolladet. Me thike torten e presim ne kocka katrores. Secilen pjese e vendosim ne pjata.



TRILECE ( me crem Dulce de Leche)


 TRILECE ( me crem Dulce de Leche)


Per nje tepsi me diameter 35X6 cm duhet :

6 veze 
1 1/ 4 gote uji sheqer 
2 gota uji miell
1/2 filxhan caji me qumesht 
2 luge supe plot me gjalp
2 luge caj me Backin 

PERGATITJA

1-Ngrohet furra ne 180 grade 
2-Lyhet tepsia me gjalp
3-Shkrijme gjalpin e heqim nga zjarri dhe e perziejme me qumshtin 
4- Ndajme vezet ,te kuqet nga te bardhet .
5-Perziejme me mix elektrik te bardhat e vezeve me 2 min pastaj hedhim sheqerin dhe i perziejme sebashku per te pakten 10 min ( derisa te behen si debore e ngrire )
6- Hedhim ne tasin e te bardhave te vezeve ,te kuqet e vezeve + perzierjen gjumesht –gjalp. I perziejme mire e mire me mix elektrik .
7- Te perzierja e vezeve hedhim miellin dhe backin dhe i perziejme me nje luge sa te behen pak te njetrajshme.Pastaj i perziejme sebashku me mix elektrik per disa minuta derisa te behet nje brume i njetrajshem
8-Hidhet perzjerja ne tepsi dhe piqet ne 170- 180 grade .
9- Pasi eshte pjekur hiqet nga furra lihet te ftohet .
10-E presim ne formen qe deshirojme .
11-Pasi ftohet per 30 minuta i hedhim perzierjen e qumshtave e mbulojme me plasmas kuzhine dhe e leme per rreth gjysem ore ashtu .
11- e lyejme me kremin qe duam .


PREGATITJA PREJ QUMSHTI 

Ne nje tas hedhim 1 gote qumesht natyral, 
gjysem gote qumesht crem embelsirash ,
2 kuti me qumesht te kondesuar NESLE i perziejme mire e mire dhe i hedhim siper te baza e trileces 
LYEJME SIPERFAQEN E TRILECES ME cremin Dulce de Leche


PER CREMIN Dulce de Leche duhet,

2 kuti qumshti i kondensuar panda ose nestle
thjesht futni ne nje tenxhere me uje kutine e qumshtit te kondensuar dhe lereni te vloje me uje per te pakten 2-3 ore ,hiqeni nga zjarri lereni pak te ftohet ,hapeni me kujdes kapakun hidheni perperjen ne nje tas dhe perzijeni mire e mire .



Sheqerpare me arra


Sheqerpare me arra


Përbërësit: 
1 kg gjalpë të zbutur, 
1 kg miell,
12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë, 
1 lugë çaji sodë buke, 
200 gr arra të grimcuara, 
2 kg sheqer.

Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë. Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një. Pasi të bëhet masë e njëllojtë, hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.

Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla, të cilat hollohen sa një pjatë e vogël. Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë, në diametër 10 centimetra.

Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara, bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë. Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë, ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.


Sheqerpare me arra

Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili. Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë, të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin, pastaj ndahen përgjysmë, hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.

Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike, përgaditen me të njejtin brum. Këtyre mund t’u vendoset mbi nga një thelp arre.

Sherbeti: Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta. Hidhet ½ limon i prerë në flegra. Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë, largohet nga zjarri, i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë.

Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë. Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë sherbetin.



Torte me arra


Torte me arra


Përbërësit për pandispanjë: 

10 vezë, 10 lugë sheqer, 10 lugë arra të bluara, 8 lugë miell.

Kremi: 200 gr gjalpë të zbutur, 3 vezë, 1 filxhanë kafeje qumësht, 250 gr arra të bluara, 3 lugë miell, 1/4 lit qumësht, 1/4 kg sheqer, lëng portokalli, pak rum.

Tunden të verdhat e vezëve me 10 lugë sheqer. Veçan tunden të bardhat e vezëve gjersa të fryhen, pastaj bashkohen me të verdhat duke i përzier me lugë deri sa masa të kompaktsohet.

Shtohen arrat e bluara, mielli dhe lëvorja e limonit e kaluar në rende.

Të gjitha përzihen me lugë derisa të krijohet një masë e njëllojtë, pastaj masa derdhet në kallëp për tortë të lyer me yndyrë dhe të përmillur.

Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 180* C dhe sa të futet në furrë, ulet temp. në në 170 *C, për t’u pjekur për afro 40-45 minuta.

Pas pjekjes, qëndron në furrë të mbyllur gjersa të ftohet.


Torte me arra

Pandispanja pritet horizontalisht në tri pjesë. (ose nga brumi i përgaditur përgaditen 3 kore pandispanje).

Për fillin duhet tundur në avull 3 të verdhat e vezëve duke ia shtuar gradualisht edhe qumështin.

Pasi të zbardhen vezët, shtohen 200 gr gjalpë dhe vazhdon tundja gjersa masa të trashet.

Shtohen dhe përzihen me lugë 250 gr arra të bluara.

Veçan zihet kremi nga ¼ lit qumësht, 3 lugë miell dhe ¼ sheqer. Sa të ftohen kremrat, bashkohen.

Shtohet edhe marenga e tundur nga 3 të bardhat e vezëve, përzihet me kujdes gjersa të krijohet një masë e njëllojtë.

Koret e prera spërkaten me lëng portokalli dhe rum, pastaj lyhen me krem dhe palosen njëra mbi tjetrën.

Torta lyhet me të njëjtin krem mbi dhe anash dhe zbukurohet sipas dëshirës.



Torte me cokollate


Torte me cokollate


Përbërësit: 8 vezë, 8 lugë sheqer, 8 lugë miell, 3 lugë kakao, 100 gr gjalpë, 1 pluhur paste, 400 gr çokollatë, 4 dcl ajkë të ëmbël, 3 lugë liker portokalli ose lëvore portokalli e kaluar në rende, fletë çokollate për zbukurim.

Torte me Çokollatë

Tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme. Shtohen të verdhat një nga një duke i tundur vazhdimisht me mikser. Mielli përzihet me pluhur paste e kakao dhe, duke e përzier brumin me lugë, qitet pak e nga pak. Shtohet gjalpi i shkrirë e i ftohur dhe përzihet me lugë gjersa masa të kompaktësohet.

Brumi derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër të yndyrshme dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 170*C për t’u pjekur për 50 min. Pasi të piqet, qëndron në furrë edhe një orë gjersa të ftohet.

Ndërkohë, shkrihet çokollata e grimcuar në enë të vendosur mbi avull. Veçan tundet ajka gjersa të bëhet një masë e dendur. Shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe me mikser tundet së bashku me ajkë gjersa të fitohet një masë e njëllojtë.

Torta pritet horizontalisht në tri pjesë dhe lyhet në mes, mbi dhe anash me kremin e përgatitur. Zbukurohet sipas dëshirës ose sikurse në foto me trëndafil të sheqerosur dhe gjethe çokollate.



Sufle me çokollatë


Sufle me çokollatë 


Materialet:

* 250 gr. çokollatë (e fortë, pa qumësht) 
* 250 gr. gjalpë 
* 4 vezë 
* 4 të kuq vezësh 
* 120 gr. sheqer 
* 40 gr. miell


Përgatitja

1. Në fillim shkrijmë çokollatën duke përdorur vaskën me ujë të ngrohtë. Për këtë në kushtet e shtëpisë mund të përdorni dy enë me madhësi të ndryshme: njëra duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën tjetrën brenda. Enën e parë e mbushni me ujë (jo plotësisht) dhe e vini në zjarr. Brenda saj vendosni enën e dytë, e cila ka madhësi më të vogël, ku keni hedhur masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo të fillojë të shkrijë, në çokollatë shtojmë gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta derisa të marrë formë të njëtrajtshme. 

2. Ndërkaq në një mikse rrahim vezët, të kuqet dhe sheqerin derisa masa të shkumëzohet, të zbardhet dhe të mpikset. Shtojmë në të masën prej çokollate dhe hedhin pak nga pak sasinë e miellit. 

3. Lyejmë me gjalpë dhe miell fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masën e mësipërme, jo plotësisht por gati një gisht më poshtë buzëve. Më pas i pjekim ato në furrë në temperaturë 230 gradë celsius për rreth 8 minuta. I lëmë të ftohen për 2 minuta; i heqim nga forma dhe me kujdes i shërbejmë menjëherë.



Pingjire...embelsire e qytetit korcar


Pingjire...embelsire e qytetit korcar



Përbërësit per 3 vete:

* 7 veze
* 200 gr sheqer
* 235 gr miell
* kakao 1 luge
* 150 l vaj
* sode 1 luge kafeje
* kos 1 litër

Pergatitja

Ne nje ene te thelle hedhim vezet i ndajm te verdhen nga bardha dhe i rrahim, me pas i shtojme dhe te verdhat e vezeve i perziejm mire dhe hedhim sheqerin, me pas shtojm vajin i perziejm dhe shtojme miellin me pas hedhim soden dhe kakaon dhe ne fund hedhim dhe kosin. Pjekja behet per 45 minuta ne nje temperature furre rreth 230 grade



Zup


Zup



Perberesit:

2 litra qumesht
1 pako biskota pettit bourrie
1 pako buding me shije vanilje
1 pako buding me shije cokollate
4 luge gjelle sheqer
4 luge gjelle recel qershie

1 gote uji


Pergatitja:

Hedhim ujin dhe sheqerin ne nje ene dhe e vendosim ne zjarr, duke pregatitur keshtu sherbetin. Pasi eshte pregatitur sherbeti, ne enen ku do pregatisim zupin do shtrojm biskotat dhe do i sperkasim me sherbet deri sa ato te zbuten. me pas, mbi to perhapim gjysmen e mases se recelit. Vendosim ne zjarr 1 liter qumesht dhe nderkohe qe qumeshti zien, ne nje pjate te thelle tresim pudingun me shije cokollate si dhe dy luge gjelle sheqer me 8 luge uje. Kur qumeshti arrin piken e vlimit i hedhim masen e perftuar ne pjate dhe trazojme vazhdimisht qe pudingu mos te behet kokrriza-kokrriza derisa masa te trashet. Pudingun e shtrojme ne enen ku kemi vendosur biskotat e sperkatura me sherbet dhe e leme pese minuta te ftohet. nderkohe pregatisim edhe budingun me shije vaniljeje ne te njejten menyre si pregatitem budingun me shije cokollate.ne enen e zupit shtrojme nje shtrese te dyte me biskota te cilat i sperkasim me sherbet si dhe u hedhim pjesen e mbetur te recelit. Siper kesaj shtrese hedhim budingun me shije vaniljeje. Pasi beme dhe kete, enen e zupit e vendosim ne ngrirje per pak ore.
Ju befte mire!


Kek me karrota


Kek me karrota


Perberesit per 4 persona

sheqer 300gr
veze 3 kokrra
karrota 300gr
2 lug vaj (luledielli ose misri)
Pergatitja
Grijme karrota ne nje grirese deri sa te fitojme nje mase viskoze si pure. Ne nje ene perziejme sheqerin me vezet. I perziejme derisa te fitojme nje mase homogjene, shtojme dy luge vaj dhe vazhdojme perzierjen. Ne fund shtojme puren e karrotave dhe i perziejme per te fundit here derisa te kemi perftuar nje mase vizkoze dhe homogjene. Te gjithe masen e hedhim ne nje tave keku dhe e vendosim ne furre ne 180 grade per 30-45 minuta.Ne perfundim pasi keku te jete gati mund ta sperkatni me sheqer pluhur.
Ju befte mire



Torta e dukeshes


Torta e dukeshes



Torta e dukesheseshte nje embelsire e ftohte e cila ne lashtesi u servirej pikerisht kesaj kategorie njerezish. E pregatitur per minimumi gjashte persona, perberesit kryesor te saj jane biskotat savoiardi, kremi maskarpone, cokollata, kakao dhe bajamet; ideale per keto dite te nxehta vere!

Perberesit per 8 persona (ose pernje forme plumcake me gjatesi 24cm)

400gr biskota savoiardi 
250gr krem maskarpone
2 veze
30gr cokollate te zeze
20gr kakao te hidhur
1 filxhan caji kafe ekspres (ose moka)
80gr sheqer + 2-3 luge per te sheqerosur kafen 
arome rumi
30gr bajame
1 bustine vanilje
Rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit dhe vaniljen derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme kremin maskarpone dhe vazhdojme perzierjen derisa masa e formuar te rezultoje pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me gjysmen tjeter te sheqerit dhe kur masa te jete e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme duke i perziere ngadale me ndihmen e nje spatule nga poshte lart. Kremin e formuar e ndajme ne dy pjese, ku ne njeren shtojme cokollaten e prere ne copeza te vogla, dhe ne tjetren kakaon pluhur dhe bajamet e therrmuara.

Pregatisim kafen ekspres apo me moka ne te cilen shtojme 2-3 luge sheqer (sipas deshires) dhe aromen e rumit.

Veshim nje forme plumcake me leter furre dhe shtrojme ne te biskotat savoiardi te cilat fillimisht i kemi kaluar ne kafe. Shtojme kremin me kakao, siper tij kremin me copeza cokollate dhe e mbulojme serisht me biskotat e lyera ne kafe. E vendosim ne kete menyre embelsiren ne akull per te pakten 2 apo 3 ore, dhe e nxjerrim nga akulli rreth 2 ore perpara se ta servirim ne menyre qe te zbutet pak. E presim ne feta dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kakao pluhur apo copeza bajamesh.

*Keshille: Kete embelsire mund ta pregatisim edhe ne kupa te vecanta duke ndjekur egzaktesisht proceduren me siper.

Nese ia servirim edhe femijeve, mund te zevendesojme kafen me qumesht me ose pa kakao (psh Nesquick) i cili nuk do te jete i demshem per ta.



Paste me biskota dy ngjyreshe


Paste me biskota dy ngjyreshe



Paste me biskota

Perberesit
2 pako biskota me kakao
2 pako biskota pa kakao
Per krem shantin
2 te bardha veze
2 paketa shanty
2 gota uji me qumesht
Per cokollaten
1 pakete cokollate pluhur
2 gota me qumesht
Per lyerjen e biskotave
Qumesht sa te lyhen biskotat

Pergatitja e proceseve

Si pergatitet cokollata e shkrire
Ne nje ene hedhim qumeshtin dhe pluhurine cokollates.
E leme ne zjarre deri sa te behet si cokollate e shkrire

Si pergatitet krem shanty

Fillimisht do te pergatisim kremin e shantit ku ne nje ene te thelle ose ne enen e kombinatit tuaj hedhim, qumeshtin te bardhat e vezeve dhe pluhurin shanty. E punojme deri sa te behet nje krem i lidhur.

Pergatitja e taves

Taves do ti shtrojme qese guzhine dhe shtrimi i biskotave do te jete mbi te. Fillojme qe te lyejme biskotat ne qumesht dhe ti rreshtojme ne taven ku do ta bejme.
I rreshtojme biskotat duke i zhytur ne qumesht. Mbasi kemi mbaruar se shtruari rreshtin me biskotat kafe do te shtrojme nje shtrese krem shanty. Do te shtrojme ne rreshtin e dyte biskotat e bardha dhe keto do ti zhytim ne qumesht dhe siper biskotave do ti shtrojme kremin e shantyt(shihni fotot). Keshtu do te vazhdoni deri sa te mbarojne biskotat. Me krem shantyn e mbetur lyheni edhe pjesen siper te biskotave. E vendosni taven ne frigorifer deri sa te mpikset.
Kur ta nxjerim per tu servirur do ti shtrojme cokollaten e pergatitur si me siper./tryeza.org

Ju befte mire

Shenim: Duket nga proceset sikur do pune po jo eshte shume e thjeshte per tu pergatitur.


Embelsire me crem Dulce de Leche


Embelsire me crem Dulce de Leche


/diametri i tepsise 34cm/

Perbersit :

8 veze
260gr sheqer ose 1 gote e gjysem uji me sheqer
250 gr miell ose 2 gota uji me miell 00
4 filxhana caj me vaj
3 luge kafeje rrafsh me Backin powder
1 kuti qumesht I kondesuar nestle per cremin Dulce de Leche

Pergatitja :

1-Ngrohet furra ne 150 grade
2-Lyhet tepsia me gjalp e sperkatet me miell
3- Ndajme vezet ,te kuqet nga te bardhet ne dy tasa.
4/te tasi me te bardha hedhim nje gote uji sheqer ,te tasi me te



kuqet e vezeve hedhim gjysme gote sheqer
5/me Mix elektrik perziejme te bardhat e vezeve derisa te behen si debore e ngrire
6/ me Mix elektrik perziejme te verdhat e vezeve gjysmen e gotes se sheqerit dhe vajin derisa te behen te njetrajshme
7/perziejme perzierjen e te bardhave me te kuqeve te vezeve me kujdes ,,,dy gotat e miellit I hedhim te perzierja e vezeve sebashku me Backin powder ,,I perziejme me shume kujdes dhe e hedhim brumin ne tepsi ,,piqet ne 160 deri ne 170 grade
……………………..……………………..……..
Keshilla/ 10 deri ne 20 minutat e para mos e hap furren,,dhe per ta pare se eshte pjekur provojeni me nje thike duke shpuar embelsiren nqse del e paster thika eshte pjekur ,,nqse doni ta beni me 2 shtresa crem embelsiren perdorni 2 kuti qumesht te kondesuar
……………………..……………………..…..
8- Pasi eshte pjekur hiqet nga furra lihet te ftohet .
9/me ane te nje thike lirojeni anat e embelsires dhe permbyseni me kujdes ne nje pecete dhe lereni te ftohet mire e mire,,,pastaj me nje thike te gjate e te prehte prijeni pergjysem ose ne 2 shtresa ose ne tre ,, embelsiren dhe lyjeni pjesen e poshtme me kremin Dulce de Leche pastaj me kujdes siper vendosni gjysmen e siperme te embelsires ,,ngjiteni te dyja pjeset e embelsires sperkateni me sheqer pluhur dhe priteni sipas deshires

Me perpara se te filloni embelsiren duhe te pregatisni cremin Dulce de Leche shiko me poshte per menyren e pregatitjes


PER CREMIN Dulce de Leche duhet,

1 kuti qumshti i kondensuar nestle
thjesht futni ne nje tenxhere me uje kutine e qumshtit te kondensuar dhe lereni te vloje me uje per te pakten 2-3 ore ,hiqeni nga zjarri lereni pak te ftohet ,hapeni me kujdes kapakun hidheni perperjen ne nje tas dhe perzijeni mire e mire tani cremi eshte gati .



Bakllava ne forme firzamonike


Bakllava ne forme firzamonike


PERBERESIT PER BRUMIN 

½ kg miell
3 kokrra veze
1 gote caji me qumesht
1 gote caji me vaji 
Pak kripe
2-3 luge gjelle me kos
PERBERESIT PER HAPJEN E PETEVE DUHEN
1 gote uje me nishishte 
PERBERESIT PER MBUSHJEN E PETEVE 
½ kg arra te thermuara
PERBERESIT PER SHERBETIN 
1 pakete margarine ose gjalpe
6 gota uje me sheqer
7 gota uje
½ gjysem kokrre (leng limoni)

PERGATITJA E SHURUPIT

Ne fillim do te pergatisim sherbetin qe te ftohet. Kjo lloje bakllavaje e do sherbetin te ftohet dhe petet e mbushura duhet te jene te nxehta sa te dalin nga furra.
Marrim nje ene ku do te hedhim ujin dhe sheqerin.E leme nga momenti i fillimit te zierjes 10 minuta. Para se ta heqim sherbetin nga zjari duhet te hedhim lengun e gjysmes se limonit. E trazojme dhe e heqim nga zjarri qe te ftohet deri sa ne te pergatisim bakllavane. Te cilen do ta sherbetosim menjehere sa ta nxjerrim taven nga furra.




PERGATITJA E PETEVE

Marrim nje ene te thelle dhe hedhim miellin vezet qumeshtin vajin kripen kosin dhe zeme brumin. Nuk eshte e nevojshme qe ne ta leme brumin pak qe te qetesohet, po do ta fillojme me njehere qe te bejeme petet. E ndajme brumin ne 30 pjese (ne kokrra te vegjel). i hedhim siper nisishte cdo ndarje qe te hapim petet. Marrim nje kokerr brumi e shtypim pak me putren e dores dhe e sperkatim me nishishte, ku dhe fillojme qe te hapim peten. Mbasi e kemi hapur peten fillojme dhe e mbushim. 

MBUSHJA E PETEVE

Mbasi e kemi hapur hedhim mbi pete nje pjese te mbushjes qe kemi pergatitur. Marrim okllainen (pecin) dhe e vendosim tek fillimi i petes duke e mbeshtjell me mbushjen. Heqim me kujdese okllainen dhe e rrudhosim peten si firzamonik dhe e vendosim ne tave ku do ti pjekim. Keshtu veprojme me te gjitha petet. Mbasi i kemi bere te gjitha dhe tava eshte mbushur i hedhim margarinen ose gjalpin e shkire dhe e veme ne furre per tu pjekur. Furren na duhet ta ngrohim me perpara. E pjekim ne tepmeraturen 160 grade per 35-40 minuta.
Sherbetin do t’ja hedhim sa te dalin nga furra ( te nxehta) dhe sherbeti i ftohet, ne kete moment e mbulojme taven me nje tave tjeter ose me nje mbulese tavoline qe ta thithi sa me shpejte sherbetin. E leme te ftohet dhe me vone e servirim.

JU BEFTE MIRE.



Rolat me banane


Rolat me banane

Përbërësit:

2 banane,
1 puding, 
1 çokollatë të zezë arra,
6 vezë, 
8 lugë sheqer,
ujë, 6 lugë miell kokosi, 
½ qeses pluhur për pjekje, 
qumësht,
margarinë



Përgatitja:

Për petë: vezët të rrihen mirë, më pas gradualisht shtoni sheqerin. Shtoni miell, ujin, miellin e kokosit, pluhurin për pjekje, të gjitha i përzieni mirë. Shtoni masën në tepsi dhe për 20 minuta e piqni në 180 gradë. Më pas petës i jepni formës e rolatës. E lini të ftohet derisa të krijoni mbushjen.

Mbushja: Zieni 2 pudingë në qumësht, shtoni margarinën dhe përzieni. Në masë shtoni pak miell kokosi dhe i përzieni. Bananet i spërkatni me lëng limoni dhe i radhisni. Rolatën e lyeni me krem puding dhe shtoni arrat.



Pop kek


Pop kek

Përbërësit:

3 vez
10 lug miell
10 lug sheqer
10 lug qumesht
5 lug yndyr
1 pluhur per fryrje



Përgaditja : 

Tunden vezet me tel kuzhine dhe i shtohet sheqeri, perzihet edhe pak pastaj qumshtin dhe kshtu me rradh te gjitha i shtohen. Ne shportza letre e derdhim brumin e fituar por duhet te mbushen deri ne gjys te shporzes sepse fryhen dhe derdhen. Piqen deri sa te skuqen.


Kinder Fetta al Latte


Kinder Fetta al Latte


Perberesit:

2 te bardha vezesh
50 gr sheqer pluhur
50 gr gjalp i bute
60 gr miell
2 luge kakao
gjysem pako pluhur fryres
200-250 gr pana, krem qe duke e rrahur perdoret per tortat
2 luge mjalte

Pergatitja:

Punojme gjalpin e bute me sheqerin derisa te behet si krem dhe shtojme te bardhat e vezeve qe i kemi bere si dore.
Me pas shtojme miellin, pluhurin fryres dhe kakaon dhe i trazojme me delikatese. shtrojme brumin ne tave drejkendeshe, mbi letren e furres dhe e veme te piqet ne furre per 4 minuta. duhet te dale me trashesi rreth 1 cm. e leme te ftohet dhe e ndajme ne mes.
Ne nje prej tyre hedhim kremin mirror te punuar e ku kemi hedhur dhe mjaltin. veme siper pjesen tjeter dhe e ngjeshim mire. e leme ne frigo per rreth 2 ore e pastaj e presim ne copa.



Kube Minjon


Kube Minjon


Përbërësit:

150gr arra të grira,
150gr thelpinj arrash,
200gr çokollatë për gatim,
1ve,
1 lugë reçel kajsie,
50gr rrush i thatë,
200gr sheqe pluhur.

Përgaditja :

Në tavolinë i coptojmë arrat, dhe i vëmë në një enë,. Në enë shtojmë çokollatë të grirë në rende, sheqerin pluhur dhe rrushin e thatë. E shtojmë edhe të bardhën e vezës dhe përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Gjysmën e masës e vëmë mbi tavë për pjekje, të kthyer nga prapa. Masën e rrafshojmë dhe e lëmë të ftohet. Çokollatëne mbetur e thyejmë në copë dhe e shkrijmë në avull. Shtojmë edhe vaj, që çokollata të fitojë shkëlqim. Çokollatën e shkrirë e hedhim mbi masën dhe e shpërndajmë nëpër tërë sipërfaqën. Pastaj, minjon embëlsirën e presim në kube.
Serviret në temperaturë prej 10 deri 12 gradë. 20 min.


Kek me leng qershie


Kek me leng qershie


Perberesit:

* 4 kokrra veze
* 2 gota uji sheqer
* 2 luge gjelle kakao
* 1 gote uji qumesht
* 1 gote uji vaj
* 1 gote uji miell
* sode buke
* vanilie
* 1 gote uji leng qershie

Pergatitja:

1. Ne nje ene, perzini vezet, sheqerin, kakaon, qumeshtin dhe vajin, nga kjo perzierje ndani menjane nje gote.
2. Shtoni miellin dhe vanilien perzini dhe pastaj shtoni soden e bukes dhe perzin me mikser 2-3 here ne shpejtesi te ngadalte.
3. Hidhni kete mase ne nje tepsi keku katrore dhe piqeni ne 180'C per 50 minuta. Pasi te piqet fikni furren, hidhni siper kekut lengun e qershise lereni 3-5 minuta sa ta thithe dhe pastaj hidhni goten e perzierjes qe kishit lene menjane. Futeni kekun prape ne furre dhe lereni ne nxehtesine e furres.


Bombica me fiq


Bombica me fiq


Perberesit:

Sheqeri me ujin ziejn pastaj i shton arrat biskotat cokollaten dhe gjalpin.
5oo gr fiq ( te blera ne pako) i le ne uj te ngroht qe te zbuten ia heq bishtat me kujdes dhe i mbush me thelba arre, duke mos e automobile kokrren e fikut

I mbeshtjell me masen e fituar mesiper, i rrotullon ne kokos ose arra te bluara dhe i le ca ore derisa te forcohen mire
Pastaj i ndan pergjysem dhe mmmmmmmmm jan te mrekullueshme !
Po ti provoni do me kujtoni jan dhe shume te bukura per tu par, sepse dallohet arra ne mes , fiku dhe masa qe mbeshtjell !


Montag, 11. Februar 2013

Topeza me kokos



Topeza me kokos


Përbërësit

80g kokos
1 got qumesht
1 got sheqer
1 got vaj
2 peciva pluhur
2vanile sheqer


Udhëzime per pregaditje

Hedhim qumeshtin sheqerin ne nje ene dhe i perziejm deri sa te shkihet sheqeri pastaj shtojm vajin kokosin pecivat qe te gjitha dhe hedhim miell derisa masa te behet sikurse brumi i bukes. masen e bejme ne form te qofteve por duhet shtypur qe te jen te rrafshta.
pjekim deri sa topezat te piqen sipas nevojes.

SHERBETI

13 filgjana uje
7 filgjana sheqer
pasi te largojm topzat nga furra dhe pasi ta kemi pergatitur sherbetn te dyja duhet te jen te nxehta edhe sherbetin ia hedhim topzave.
siper tyre hedhim kokos per dekor.


Torte solemne


Torte solemne


Perbersit:

10 vezë

Për brumë: 

200 gr miell
280 gr sheqer
2 limonë

Për krem:

250 gr sheqer pluhur
250 gr gjalpë
40 gr miell
250 ml qumësht

Për kremin e dytë: 

90 gr sheqer
100 gr bajame
1 lugë niseshte
150 ml qumësht


Përgatitja:

Thyejmë 7 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat i hedhim në enën për përzierje dhe i rrahim me mikser. Shtojmë 280 gr sheqer pluhur dhe i rrahim me mikser, derisa të fitojmë një krem pana të fortë. Pastaj, në enë i shtojmë të verdhat. we shtrydhim limonët dhe lëngun e hedhim në enë.

Përziejmë me lugë dhe gradualisht shtojmë 200 gr miell. Përziejmë, derisa të bashkohet masa. Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për tortë. Kallëpin e vëmë në furrë.

Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në enën me 40 gr miell, gradualisht hedhim 100 ml qumësht, duke përzier me tel kuzhine. Qumështin e mbetur e hedhim në tenxhere në zjarr. Duke përzier me tel, në tenxhere e shtojmë miellin e zbutur. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri. E lëmë kremin të ftohet.

Në tenxhere tjetër në zjarr hedhim 90 gr sheqer. Ziejmë 150 ml qumësht. Duke e përzier sheqerin me lugë, në tenxheren me sheqerin e karamelizuar e shtojmë qumështin e valuar.
Thyejmë 3 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën për përzierje dhe i rrahim me mikser. Shtojmë 100 gr sheqer, gradualisht e shtojmë niseshten dhe i rrahim, derisa të bashkohet masa.

Tenxheren me sheqerin e djegur dhe qumështin e heqim nga zjarri dhe e shtojmë në të masën me të verdhat e vezës dhe niseshtenë e rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene. Tenxheren e kthejmë në zjarr dhe, duke përzier me lugë, e ziejmë për një kohë të shkurtër. E lëmë kremin të ftohet.

Pandispanjën e pjekur e heqim nga kallëpi dhe e presim në 3 copë të njëjta. Gjalpin dhe 250 gr sheqer pluhur i rrahim me mikser. E shtojmë kremin me qumësht dhe e rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa. Nga kremi vëmë në copën e parë të pandispanjës. E vëmë copën e dytë të pandispanjës dhe e lyejmë me krem. E vëmë copën e tretë të pandispanjës. E lyejmë tërë tortën me krem.

Në tenxheren me kremin me sheqer të djegur i shtojmë bajamet e thërrmuara. Edhe këtë krem e hedhim sipër tortës. Në skajet e tortës solemne hedhim çokollatë të grirë.



Embelsire ne forme zemre


Embelsire ne forme zemre


Perberesit

* 200 gr pasta flora te gatshme
* 3 limon te vegjel
* 90 gr sheqer
* 2 te verdha vezesh
* 15 gr gjalp
* buke pandispanje te gatshme
* limoncello
* disa gjethe mente

Pergatitja

1) Me buken e pandispanjes beni nje shtrese te lart rreth 1 cm dhe vereni ne nje ene ne forme zemre me permasa 15x15 cm duke e prere ne anet e enes buken. Shtrini pasta floren ne anet e brendeshme te enes per rreth 2-3 mm. Shponi fundin e brumit me nje pirun, dhe futeni ne furre ne 180' per 20 minuta.

Pergatisni kremin:

2) Lani dhe thani limonat, grijini lekuren dhe me pas shtrydhni lengun, kullojeni dhe me pas perziejeni me lekuren e grire dhe 40 gr sheqer te gjitha keto ne nje ene. Ngrohni perberjen dhe nderkohe rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin e mbetur. Kur lengu i limonit do te filloj te ziej, hiqeni nga zjarri, dhe shtojeni ne perberjen e vezeve duke e perzier, me pas lereni perseri ne zjarre derisa perberja te trashet. Pasi ta keni hequr nga zjarri hidhni gjalpin dhe lereni te ftohet.



3)Brumin e perfunduar hiqeni nga forma dhe vendesoni ne pjate, mbusheni zemren me pandispanjen e mbetur dhe sperkateni me limoncello, hidhni kremin dhe kompletojeni me gjethet e mentes, limonat e mbetur prejini ne feta shume te holla.


Biskota te lehta dhe te shpejta


Biskota te lehta dhe te shpejta


Perberesit:

* 1 sip pasta flora
* 200 gr cokollate me qumesht

Pergatitja

Pergatisni pasta floren, shtrijeni ate me miell dhe me pas me nje forme zemre nxirrni shume te tilla. Me pas biskotat lerini ne nje tepsi me leter alumini per te kuzhine dhe piqini ne furre me 180' per 10 minuta. Nxirrini biskotat nga furri dhe lerini te ftohen. Therrmoni cokollaten dhe me pas shkrijeni ne banjomari, pasi te keni perfituar nje krem homogjen hidheni siper biskotave, ne gjysmen e tyre, dhe lereni te thahen.

Torte e mbushur


Tortë e mbushur

-------------------------------------------------------------------------------------------------
Perbersit:

-10 vezë
-10 lugë sheqer
-2 lugë kakao

Për krem:

-6 lugë niseshte
- 1 l qumësht
- 8 lugë sheqer
-150 gr çokollatë për gatim
-125 gr gjalpë
- 100 gr arra të thërrmuara
-100 gr sheqerka zhele
-100 gr rrush i thatë
-10 krem banane

Gatimi:

Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. Në enë të thellë i thyejmë vezët, shtojmë 10 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri, në enë e shtojmë kakaon dhe i rrahim derisa të bashkohet masa. Pastaj, në enë e shtojmë miellin dhe aditivin për brumë. Përziejmë me tel kuzhine, derisa të bashkohet masa.

Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë. Brumin e derdhim në kallëp. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr e hedhim pjesën më të madhe të qumështit dhe 8 lugë sheqer. Përziejmë me tel kuzhine. Në qumështin e mbetur e shtojmë niseshtenë dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në qumështin e valuar e shtojmë niseshtenë e zbutur. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, tenxheren e heqim nga zjarri. Çokollatën e thyejmë në copë dhe e shtojmë në tenxhere. E shtojmë edhe gjalpin. Përziejmë me tel, derisa të shkrihet çokollata dhe gjalpi. E lëmë kremin të ftohet. E nxjerrim pandispanjën nga kallëpi dhe e presim pjesën e sipërme të pandispanjës.

Pastaj, në mes të pandispanjës bëjmë vrimë. Copët nga mesi i pandispanjës i vëmë në enë të thellë. Kremin e ftohur e rrahim me mikser. Gjysmën e kremit nga tenxherja e vëmë në enën me copët e pandispanjës. Në enë i shtojmë arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë.

Sheqerkat zhele i presim në copë dhe i shtojmë në enë. Edhe 4 krem banane i presim në copë dhe i shtojmë në enë. Kremin e vëmë në vrimën e pandispanjës. Tortën e mbushur e lyejmë me kremin e mbetur në tenxhere. Sipër kremit e vëmë copën e prerë të sipërme të pandispanjës.

Tërë tortën e lyejmë me kremin nga tenxherja. Kremin e mbetur e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë, me krem e zbukurojmë pjesën anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Mes topëzave të kremit zbukurojmë me sheqerka zhele. Në mes të tortës i vëmë 6 krem bananet e mbetura. Me një topëzë krem dhe me një copë sheqerkë zhele e përfundojmë zbukurimin e tortës.