Labels

Montag, 11. Februar 2013

Tespishte

Tespishte                                                                       


Përbërësit:

1/2 kg gjalpë,(ose ¼ gjalpë,1/4 vaj) 
1/2 lit qumësht,
1/2 lugë çaji sodë buke me 2-3 pikë lëng limoni,
3 vezë,
700-750 gr miell,
1 kg sheqer,
1/2 litër ujë,
1/2 limoni,
1 sheqer vanilje.

Në tenxhere vlohen qumështi dhe gjalpi.Largohet ena nga zjarri.Kësaj mase të nxehtë i hidhet sodë dhe aq miell,sa të gatuhet një brumë i butë. Ena vihet në zjarr të ulët,përzihet vazhdimisht gjersa brumi të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet pak brumi,hidhen vezët një nga një duke e përzier brumin vazhdimisht gjersa të kompaktsohet.Në tepsi të lyer me yndyrë,sheshohet brumi,pritet në formë delimash dhe futet në furrë me temperaturë 170*c për t’u pjekur gjersa të skuqet njësoj nga të gjitha anët.
Vlohet uji me sheqer dhe ½ limoni i prerë në flegra, gjersa të vlojë.Ulet temp.për të vazhduar të vlojë sherbeti edhe 5-6 min.Hidhet 1 sheqer vanilje e 1 filxhan i v.ujë i ftohtë dhe përvëlohet tespishtja e nxehtë. Pasi të ftohet mirë,shërbehet.  


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen